Përmes një postimi në Facebook, deputeti dhe kreu i PDK, Nard Ndoka thotë se policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor në Shkodër. Nard Ndoka thotë se Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecedent dhe i papranueshëm, pasi fajtorët e vërtetë janë në Tiranë dhe konkretisht ministrja e shëndetësisë.
Statusi i plotë:
Pse u arrestuan “bluzat e bardha”, në Spitalin Rajonal në Shkodër?!
Policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor!
Nuk është ligjore as etike, që për proçedura administrative, që planifikohen dhe vendosën në Ministrinë e Shendetesisë në Tiranë, e cila është përgjegjëse për; sasinë, cilësinë, çmimin dhe çdo gjë tjetër, të arrestohen ato që shërbejnë dhe punojnë me pacientët 24 orë.
Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecident dhe i papranueshëm.
Fajtorët janë në Tiranë, duke filluar nga koka (ministri), Drejtoria e Planifikimit dhe Shpërndarjes në ministri dhe pjesa tjetër administrative.
Ndaj ky aksion policor është abuziv dhe i qëllimshëm; thjesht për të tërhequr vëmendjen nga bandat dhe kriminelët, më të cilët drejtuesit e Policisë së Shtetit shtrojnë dreka e darka ço ditë me to.
Ky “show” policor duhej të kursehej në këto rrethana dhe kushte; kur opinioni në tërësi dhe qytetarët e Shkodrës në veçanti presin goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të rrezikshëm, që veprojnë çdo ditë nën “hundën” e policisë.
Policia nuk goditi xhaketat e zeza të krimit, por bluzat e bardha të shëndetësisë.