Loading...

Vlorë sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Habilaj

Sekuestrohen disa prona në emër të vëllezërve Habilaj në Vlorë në kuadër të hetimeve për grup të strukturuar kriminal. Në fakt, pronat e bllokuara si; pika karburanti, lokale dhe banesa u sekuestruan vitin e kaluar në muajin nëntor me vendim të prokurorisë së Vlorës, por ditën e sotme masa është vendosur nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në bazë të ligjit antimafia, pasi vëllezërit Habilaj janë nën hetim për trafik droge.

DISA nga pronat e sekuestruara/ -Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj. -Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të Florian Habilaj. -Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj. Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H. -Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të F.M. -Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te Artan Habilaj.

Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Artan dhe Florian Habilajt, ndërsa nuk figuron asnjë pronë në emër të Moisi Habilajt.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com