Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tregon planet e tij për të ardhmen lidhur me Policinë e Shtetit.
Xhafaj, i ftuar në emisionin “Provokacija” në ABCnews” u shpreh se një prej qëllimeve kryesore të këtij mandati është forcimi i Policisë Kriminale. Ministri u shpreh se qeveria vetëm këtë vit ka dhënë 10 milion euro për Policinë Kriminale.
Pjesë nga deklarata:
Unë nëse bëj një punë dua të lë gjurmë, dua të bëj diçka. Në këtë këndvështrim nëse do të thoshe çfarë do të dëshiroje, kam tre ambicie të afërta, por edhe një që dua më shumë dhe është rasti i policisë kriminale por që do shumë punë. Mungesa e akademisë së sigurisë ndër vite e ka dëmtuar këtë gjë. Por edhe teknologjia. Ishte një suskes i kësaj qeverie Akademia. Mbi 10 milion dollarë i ka shkuar policisë kriminale.
Policia shqiptare konsiderohet partneri më i besueshëm në Ballkan. Policët shqiptarë do të hetojnë së bashku me policët gjermanë në territorin shqiptar dhe gjerman.
Do të doja të ndryshoja tre gjëra, policinë kriminale, ajo është zemra e policisë. Hetimi, pa hetim çfarë kuptimi ka. E dyta për të patur një menaxhim europian të sigurisë rrugore, jo thjesht i trafikut, të jetë i standartit europian. Dhe një menaxhim të të gjitha pikave kufitare me standartin europian. Dhe së katërti, ajo që do të dëshiroja, një implementim të asaj që quhet policimi në komunitet.