Loading...

Ndahet nga jeta aktori shumë i dashur për shqiptarët

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktori i njohur turk Ferdi Merter.

Ai u bë i njohur për publikun shqiptar me rolet e tij në serialin “Lugina e Ujqërve” dhe nga seriali “Dashuri me qira”, duke ardhur në këtë të fundit, në rolin e gjyshit të Omerit. Në muajin shkurt aktori u rrëzua dhe theu legenin.

Që prej asaj kohe Merter ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dje vajza e tij bëri të ditur lajmin  e hidhur.

Ferdi Merter ka interpretuar një numër të madh rolesh në filma të ndryshëm, seriale ose shfaqje televizive dhe ishte një prej aktorëve më të njohur në Turq.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com