Eshtë publikuar video e ekzekutimit të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës. Ngjarja ndodhi në 11 tetor të vitit të kaluar, ndërsa autorët janë Laert Haxhia që i ekzekutoi edhe Orges Bilbili, i cili e ndihmoi që të largohet. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
utorët janë në kërkim, ndërsa pak ditë më parë RENEA dhe FNSH rrethuan një banesë fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty, por në përfundim të operacionit mbeti i plagosur një i moshuar, ndërsa autorët nuk u gjendën.
“Lushnja ka një histori ngjarjes ku është përfshirë edhe politika. Mënyra si ndodhi ngjarja, tre veta të armatosur që shëtisnin në mes të qytetit dhe dalin dhe hapin zjarr mbi një lokal mbi një grup njerëzit, aty zoti ka shpëtuar shumë njerëz. Dy djem të rinj humbën jetë. Edhe me kaq pasojat janë shumë të mëdha. Të dalin haptazi në mes të qytetit, dhe madje janë persona në kërkim. Si është e mundur që dalin në mes të qytetit ditën për diell dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes qetësisht. Para një viti bënë atentat, pas një vriti vranë dy. Strukturat tona janë kaq të paafta dhe të korruptojnë dhe dalin lirisht, paralizojnë strukturat. Policia bëri 14 tentativa për ti kapur në një vit resht. Pse rrinë ata? Jo thjeshtë kanë bazat, por kanë garancinë që nuk do të preken, garanci nga ata që i kanë në dorë për ti kapur. Në Lushnje vijojnë që të ndodhin ngjarje të tjera. Në dhjetor të vitit të kaluar janë larguar 13 familje në azil. Organizatat kriminale janë të mirë strukturuara. Unë që rri aty kam garanci që nuk do të kapem” , u shpreh gazetari Artan Hoxha.