Një person është plagosur me thikë si pasojë e një sherri mes dy burrave në një lokal në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zona e ‘Unazës së Re’, ndërsa nuk dihet identiteti i të plagosurit. Policia ka arrestuar si autor të dyshuar Rezmi Caushaj 51 vjeç.
NJOFTIMI
Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia kap dhe shoqëron autorin.
Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit :
– R. C.
Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijojn veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.