Banda e korruptuar politike po dridhet nga frika, teksa po ‘nuhat’ fundin. Ndërkombëtarët duken të vendosur për të shkatërruar krimin dhe korrupsionin në vendin tonë, ku ka ndyrë duart dhe politika.
Në përfundim të mandatit të tmerrit të politikanëve të korruptuar e kriminelë, ambasadorit Donald Lu, në Tiranë ka zbarkuar një tjetër ‘zonjë e hekurt’ e Amerikës, e cila pritet të përcjellë mesazhe të forta kundër krimit e korrupsionit.
Bëhet fjalë për Krye Zv.Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, e cila do të zhvillojë takime me krerët e politikës shqiptare, për t’i përcjellë secilit prej tyre mesazhe të forta dhe konkrete në goditjen e krimit, si dhe për t’i njohur me ‘dosjet e zeza’ të politikanëve të inkriminuar, që duhen goditur një orë e më parë.
“Mirëseerdhe në Shqipëri, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard! Gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare”,thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.