Loading...

OKB nxjerr faktin trishtues për Shqipërinë: Vendi më i rrezikuar nga…

Harta e Sigurisë Ushqimore dhe Ndryshimeve Klimatike, prodhuar nga Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së (WFP) dhe Qendra e Hadley Center Met, ilustron se sa përpjekjet e fuqishme të adaptimit dhe zbutjes do të parandalojnë ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike mbi urinë në nivel global dhe do të ndihmojnë njerëzit të jenë më pak të prekshëm për pasigurinë në ushqim.

Sipas kësaj harte, Shqipëria rezulton si vendi me premisat më të mëdha të prekjes nga ndryshimet klimatike, në terma të sigurimit të ushqimit. Shifrat tregojnë se në ditët e sotme, pra 2018, vendi ynë bën pjesë në një grup shtetet mesatarisht të rrezikuara në këtë kontekst. Ndërsa me kalimin e viteve, projeksionet për Shqipërinë janë të errëta. Sipas hartës, në 2050 Shqipërisë do t’i shtohet risku për akses në ushqim me 23%, ndërsa për pjesën tjetër të Ballkanit risku është më i ulët. Përkatësisht, 22% për Malin e Zi, 21% për Serbinë dhe Maqedoninë dhe 19% për Bosnjën.

Ndërsa, projeksionet e vitit 2050 sugjerojnë se Shqipëria do të rriskohet me më shumë se 48% nga efektet e ndryshimeve klimatike mbi ushqimin. Shifrat sërish flasim për risk më të ulët në Ballkan, përkatësisht Maqedonia 45 %, Mali i Zi 38 %, Serbia 36 % dhe Bosnja e Hercegovina me 33 %.

Gjatë dy dekadave të fundit, 200 milionë njerëz janë shpëtuar nga uria dhe prevalenca e kequshqyerjes kronik dhe tek fëmijët është zvogëluar nga 40 në 26 për qind.

Megjithë këtë progres, sipas Bankës Botërore, 702 milionë njerëz ende jetojnë në varfëri të skajshme dhe sipas raportit të këtij viti mbi gjendjen e pasigurisë ushqimore në botë (SOFI), 793 milionë njerëz janë të rrezikuar.

Ndryshimi i klimës shton rreziqet e urisë dhe kequshqyerjes përmes disa faktorëve:

  1. Ngjarje ekstreme të motit

Ndryshimi i klimës rrit frekuencën dhe intensitetin e disa katastrofave siç janë thatësirat, përmbytjet dhe stuhitë. Kjo ka një ndikim negativ në jetesën dhe sigurinë e ushqimit. Fatkeqësitë që lidhen me klimën kanë potencialin për të shkatërruar të korrat, infrastrukturën dhe asetet kyçe të komunitetit, prandaj përkeqësojnë mjetet e jetesës dhe varfërinë.

  1. Rreziqet afatgjata dhe graduale të klimës

Niveli i detit do të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, duke prekur jetesën në zonat bregdetare dhe shtratet e lumenjve. Shkrirja e akullnajave do të ndikojë gjithashtu në sasinë e ujit në dispozicion dhe në ndryshimin e modeleve të përmbytjeve dhe thatësirës.

  1. Disponueshmëria e ushqimitNdryshimet në kushtet klimatike kanë prekur tashmë prodhimin e disa kulturave kryesore, dhe ndryshimet e ardhshme klimatike kërcënojnë ta përkeqësojnë këtë. Temperaturat e larta do të kenë ndikim në rendimentin ndërkohë që ndryshimet në reshjet mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e kulturave tw ndryshimin.
  2. Qasja në ushqim
    Ndryshimet klimatike mund të rrisin çmimet e kulturave të mëdha në disa rajone. Për njerëzit më të prekshëm, prodhimi bujqësor më i ulët do të thotë të ardhura më të ulëta. Nën këto kushte, njerëzit më të varfër – të cilët tashmë përdorin shumicën e të ardhurave të tyre në ushqim – sakrifikojnë të ardhura shtesë dhe pasuri të tjera për të përmbushur kërkesat e tyre ushqyese ose përdorin strategji të dobëta përballuese.
  3. Shfrytëzimi i ushqimit
    Rreziqet që lidhen me klimën ndikojnë në marrjen e kalorive, veçanërisht në zonat ku pasiguria ushqyese kronike tashmë është një problem i rëndësishëm. Ndryshimi i kushteve klimatike gjithashtu mund të krijojë një cikël vicioz të sëmundjes dhe urisë. Ushqimi ka të ngjarë të preket nga ndryshimet klimatike përmes ndikimeve të lidhura me sigurinë ushqimore, diversitetin dietik, praktikat e kujdesit dhe shëndetin.

Stabiliteti i ushqimit
Ndryshueshmëria klimatike e prodhuar nga ngjarjet më të shpeshta dhe intensive të motit mund të shqetësojë stabilitetin e strategjive të sigurisë ushqimore të individëve dhe qeverisë, duke krijuar luhatje në disponueshmërinë, qasjen dhe shfrytëzimin e ushqimit, shkruan Monitor.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com