Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Doberdol në bjeshkët e Tropojës në kufi me Kosovën.
Nga të dhënat e para, një person ka mbetur i vrarë në rrethana të paqarta.
Ngjarja mësohet se është raportuar përmes një telefonate në sallën operative. Telefonata e ardhur në sallë, ka njoftuar se personi mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri në mal, pasi ai ishte me bagëti në zonat e thella të Tropojës.
Burime bëjnë me dije se personi që ka mbetur viktimë quhet T. Bajraktari.
Dyshimet e para janë ekzekutimi për shkaqe pronësie.
Pritet zbardhja e ngjarjes dhe informacioni zyrtar.