Loading...

BE 6.3 mln euro për të rritur furnizimin dhe riciklimin, shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm

Në fillimi të këtij viti uji u rrit me 44%, por mesa duket shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm. Edhe pse një fakt i rëndë ky që nuk u pranua drejtpërsëdrejti nga të pranishmit në një takim me përfaqësues të BE, gjithsesi u tha se ky sektor ka nevojë imediate për reformim.

Tema kryesore e këtij takimi ishte projekti i BE-së për të siguruar ujë të pijshëm dhe për të rritur riciklimin e tij. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Senida Medi tha se do të nisin aksionet konkrete për ujë të pijshëm në të gjithë territorin e vendit.

“Është koha që të japim shembull konkret dhe me aksione konkrete të adresojmë një çështje të tillë kaq jetike. Toka, ajri dhe uji nuk janë një trashëgimi nga etërit tanë, në fakt na është dhënë me kredi që t’ia kalojmë fëmijëve tanë.” – tha Mesi.

Nga ana tjetër, bashkëfinancuese e këtij projekti me vlerën 6.3 mln euro është edhe qeveria gjermane. Për këtë çështja foli ambasadorja gjermane e cila tha se po punohet që Shqipëria të furnizohet me ujë të pijshëm.

“Bashkërisht po punojmë që Shqipëria të furnizohet me ujë të pijshëm. Gjermania, përveç ndihmës financiare në këtë projekt, do ta ndihmojë Shqipërinë edhe me eksperiencën e saj teknike.” – tha ambasadorja gjermane.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com