Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat dhe bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu. Ai ka folur për vettingun në politike, i cili, siç tha, po kundërshtohet nga Rama, pasi krimi ka kapur politikën dhe ekonominë.
Lideri opozitar nuk nguroi të flasë as për lirimin e Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokainë.
Basha tha se nipi i diktatorit Enver Hoxha, u liria për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Rama.
Kreu i PD-së u shpreh:
Doli për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në dosjen e Xibrakës”.
Sipas Bashës, Olsi Rama është koka e laboratorit të kokainës në Xibrakë.