Loading...

Bëri për spital djalin e tij 15-vjeçar, ja çfarë i gjeti policia në banesë 47-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht djalin e tij të mitur dhe gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Policia ben me dije se shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– Automatik model 56

– 2 karikatorë me fishekë

– 347 fishekë model 56

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com