Loading...

Kush janë milionerët shqiptarë që e nisën nga zeroja

Dëshira për tu bërë të suksesshem ,puna  e palodhur dhe vullneti i hekurt  janë shpeshherë çelsi drejt arritjeve të mëdha.
Ja cilat janë disa prej figurave të rëndësishme  qe e kanë nisur nga zero.

Behgjet Pacolli
Duket sikur biznesmenët më të mëdhenj në vend, duke përfshirë këtu dhe Behgjet Pacollin, e kanë nisur të gjithë nga një pikë. Më pak para në xhep, por me një guxim që dallon sipërmarrësit, Pacolli ka arritur të shndërrohet në një nga njerëzit më të pasur në trojet shqiptare.

Në një intervistë për Opinion, ai ka treguar sesi ia doli në Gjermani me ndihmën e një pronari të një lokali, në kohën kur nuk dinte as gjuhën.

”U ula aty dhe ai më dha jo një, por dy pica me coca-cola. Më pas, unë e ndihmova të fshinte lokalin dhe kështu u bëmë pak miq. Kuptova që ai ishte shefi i lokalit dhe më tha se do më ndihmonte. Më punësoi aty rreth tre muaj dhe më ndihmoi të regjistrohesha në kursin e gjuhës gjermane”, tregon sipërmarësi I njohur.

Samir Mane
Një emër gjithashtu shumë i njohur në botën e biznesit është dhe Samir Mane. Biznesmeni përfaqëson një histori të vërtetë suksesi. Ai ka rrëfyer për Blendi Fevziun se e ka nisur karrierën duke shitur ora të përdorura. Edhe pse fitimi ishte në shuma të vogla, pasi ishte e paligjshme. Ai shprehet se guximi nuk i mungonte as në atë kohë, as tani.

Sinan Hoxha

Është padyshim një nga këngëtarët më të kërkuar jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku jetojnë shqiptarë. Prej më shumë se 15 vitesh në skenë, Sinan Hoxha është tani një nga zërat më të njohur të skenës. Në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Në emisionin “Xing” ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke.
“Kam punuar furrxhi, bëja bukë”, ka thënë këngëtari.

Dua Lipa

Suksesi i saj ka tejkaluar kufinjtë e Shqipërisë dhe Kosovës .Dua Lipa ,një nga vajzat më të njohura shqiptare në botë më parë ka punuar si mikëpritëse  në një restorant meksikan.
“Kam punuar si mikpritëse e të ftuarve në një restorant meksikan, megjithëse kurrë nuk më kanë pëlqyer restorantet meksikane.Njerëzit deheshin, dhe pikërisht në ato momente më vinte të hoqja dorë nga ajo punë”, ka thënë Dua për revistën Spin.

Agron Llakaj
Ka punuar që në moshën 13-vjeçare, dhe pse humorin e ka patur gjithmonë pikë të fortë. Aktori i njohur Agron Llakaj, ka punuar në ndërtim dhe më pas në minierën e qymyrgurit në Memaliaj.

Siç tregon vetë aktori, kjo punë ishtë shumë e vështirë dhe e mundimshme, por i mësoi atij vlerën e të punuarit.

Ermal Mamaqi
Në një intervistë prekëse për Arjan Çanin, Ermal Mamaqi ka dalë jashtë kornizave të tij si humorist për të rrëfyer fëmijërinë e vështirë.
Ai ka zbuluar se pas pezullimit nga puna të së ëmës, Ermali, vetëm 12 vjeç, është detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com