Pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin e Ermal Hoxhës, bashkëshortja e tij, ish-miss dhe këngëtare Rezarta Shkurta publikon videon. Janë momente pas lirimit ku Ermal Hoxha mban për dore të bijën.
Videoja shoqërohet me këngën e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit “Dhurata”. Rezarta ka edhe një mesazh.
“Familja ime e vockel u bashku! Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju, keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, shkruan ajo.
Nipi i ish-diktatorit i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë ka dalë në liri me kusht.
Hoxhës i kishte mbetur dhe 1 vit 6 muaj burg pa vuajtur por ka fituar lirinë me kusht. Ai ka lënë qelitë e burgut të Fierit më 13 shtator.