Loading...

Policia prej 24 orësh nën kontroll Kukësi, shuhet revolta për tarifën e Rrugës së Kombit, shoferët rresht për një në …

Prej mbrëmjes së djeshme Kukësi ka qenë nën kontrollin e policisë, ndërsa sot ka nisur aplikimi i tarifës për të kaluar në “Rrugën e Kombit”.

Por ndryshe nga disa muaj më parë, kur pati një revoltë të dhunshme, këtë radhë ka shkuar gjithçka e qetë. Drejtuesit e mjeteve kanë paguar tarifën, ndërsa nuk ka pasur asnjë proteste.

Vetëm në qytetin e Kukës janë mbledhur pak njerëz nga Tirana, për të kundërshtuar tarifën për të kaluar rrugën. Pavarësisht se ishte paralajmëruar një protestë për në orën 11:00, vetëm pak qytetarë kanë dalë përpara sheshit kryesor të qytetit.

Kuksianët duket se janë të kënaqur me ofertën e qeverisë dhe koncesionarit, që kalimet e tyre në Rrugën e Kombit të paguhen vetëm 100 lekë të reja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com