Një klinikë dentare është djegur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar në Laprakë të Tiranës. Mësohet se klinika dentare i përket stomatologut Besian Tusha.
Policia dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi në vendin e ngjarjen janë gjetur gjurmë gjaku. Dyshohet se autori ende i paidentifikuar është lënduar kur ka thyer xhamin e derës se klinikes nga ku edhe është venë zjarri.
Si pasojë e zjarri ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Policia ka shoqëruar një person të dyshuar.