Familja Li jetonte në katin e pestë, ndërsa familja e qiradhënësit, familja Ji, jetonte në katin e gjashtë.
Një familje prej katër vetash u dënua me vdekje nga një gjykatë kineze sot pasi u shpallën fajtor për vrasjen e pronarit të tyre dhe familjes së tij.
Kriminelët vranë pronarin bashkë me gruan dhe dy fëmijët e rritur në vitin 2017, pasi ata kërkuan pagimin e qirasë, sipas Gjykatës së Lartë të Qingdao.
Vrasja e bujshme që tronditi tërë kombit ndodhi në një nga qytetet më bashkëkohore të Kinës.
Kriminelët dhe viktimat kanë jetuar në të njëjtën ndërtesë banimi në rrethin Chengyang të Qingdao, një qytet i madh në Kinën lindore me më shumë se gjashtë milionë banorë.
Vrasësit janë: Li Jizhong 40-vjeç, gruaja e tij Li Chenghua, 32, babai i tij Li Zhongzhi, 68 vjeç, dhe nëna e tij Jin Shanjin, 68-vjeç. Megjithëse të gjithë janë shtetas kinezë, ata janë me prejardhje koreane.
Familja Li jetonte në katin e pestë, ndërsa familja e qiradhënësit, familja Ji, jetonte në katin e gjashtë.
Raportet nga viti 2017 pohuan se familja Li kishte jetuar në banesën e tyre me qira për një muaj, por ende nuk kishte paguar qiranë mujore prej 18,000 juanë (2,000 paund).