Loading...

Rivalët e Aldo Bares gjunjëzojnë RENEA-n, kriminelët e Lushnjes marrin ‘pushtetin’

Një ngjarje e sapo raportuar nga Divjaka ka ulur në gjunë policinë e Fatmir Xhafajt. RENEA është gjunjëzuar sot para një të moshuari nga fshati Remas, i cili ka hapur zjarr me ‘shotgun’, në mbrojtje të kriminelëve.

Kjo është ngjarje e llahtarshme për të vënë kujën se di ku ka arritur krimi në vend. Tashmë, policia nuk ka më forcë para kriminelëve, të cilët godasin edhe në mes të ditës, madje edhe vetë uniformat blu.

Që në orët e para të mëngjesit, forcat e shumta të policisë dhe RENEA nisën aksionin në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej të kërkuarve mësohet se është autori i dyshuar i masakrës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lushnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares. Ndërkohë, nuk dihet ende cili është personi tjetër që kërkon RENEA, por kjo e fundit ka dështuar t’i kapë kriminelët./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com