Loading...

Parlamenti gjerman mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian

Parlamenti gjerman mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, së bashku me këshilltarë të shërbimit legjislativ, përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Integrimit pranë Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të OSBE-së në Tiranë, zhvilluan një vizitë tri ditore me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve në kuadër të përmirësimit të shërbimeve administrative të Kuvendit.

Gjonçaj u prit në takim nga Dr. Horst Risse, Sekretar i Përgjithshëm i Bundestagut Gjerman, takim në të cilin u trajtua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe çështje të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Gjonçaj vlerësoi bashkëpunimin aktual, theksoi sfidat e shtetit shqiptar në kuadër të integrimit europian dhe nënvizoi rëndësinë e mbështjetjes së parlamentit gjerman në procesin e negociatave.

Dr. Horst Risse konfirmoi vullnetin e parlamentit gjerman për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe ofroi ndihmën dhe bashkëpunimin e parlamentit gjerman në procesin e reformimit dhe përmirësimit të shërbimeve të parlamentit shqiptar.

Gjithashtu, delegacionit shqiptar j`u prezantua procesi legjislativ gjerman, si dhe evoluimet dhe sfidat e Bundestagut dhe administratës së tij. Në takim u shkëmbyen përvoja mes të dy parlamenteve, sa i takon procedurave, instrumentave dhe roleve të shërbimeve të Kuvendit në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për deputetët dhe parlamentin. Së fundmi, delegacioni zhvilloi një vizitë në sallën plenare, si dhe në televizionin parlamentar të Bundestag-ut Gjerman./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com