Policia dyshonte se mbante drogë, por i gjetën euro false. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar shqiptar i cili u arrestua në banesën e tij në Montesilvano të Pescaras.
Sipas mediave italiane, shqiptari 42-vjeçar i cili identifikohet me inicialet R. C., kishte fshehur në banesën e tij një sasi prej 2880 euro të falsifikuara si dhe 4400 euro të vërteta, që mendohet se vinin nga aktivitetet e paligjshme.
“Ansa” shkruan se policia mbajti për disa orë nën vëzhgim shqiptarin dhe më pas ndërhyri për kontroll. Pas hetimeve u zbulua se shqiptari ishte dëbuar nga Italia që në shkurt të 2016-ës, ndërsa akuzohet për hyrje të paligjshme dhe falsifikim.