Ambasadori amerikan Donald Lu ka zgjedhur një palë çorape të veçanta për intervistën e tij të fundit ndoshta në një TV shqiptar si i emëruar në Tiranë. Donald Lu kishte veshur sot në “Real Story” të Sokol Ballës një palë corape me peshq.
“Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.”