Loading...

E përplas me makinë, pastaj 33-vjeçari i shokuar…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Fierit ku ka mbetur i plagosur një fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

Mësohet se shtetasi A.XH, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G., 11 vjeç, banues në fshatin Dërmenas Fier. Por megjithëse në kushtet e një tronditje të rëndë 33-vjeçari e ka shoqëruar të miturin e plagosur në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi i mitur u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com