Loading...

Thjeshtë show, operacioni i bujshëm i policisë në Nikël, dështon me sukses

Operacionet e bujshme të policisë të bëra ditët e fundit, kanë përfunduar me dështimin e zakonshëm.

Të organizuar më shumë për show, se gjoja policia po punon, operacionet policore, si në Shkodër, Elbasan, Berat dhe sot në Nikël të Krujës, kanë përfunduar në të njëjtën mënyrë.

Dështim dhe lirimin e pjesës më të madhe të personave të shoqëruar.

Në orët e paradites policia jepte informacione se po bënte namin, ndërsa tani në darkë, pas vetëm 12 orësh, pas përfunduar ende dosja në gjykatë, dështimi është firmosur nga vetë policia.

11 persona ‘të fortë’ të Niklës janë ndaluar, thanë burime nga policia gjatë paradites, ndërsa në darkë shumica prej tyre janë lënë të lirë.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, u ushtruan kontrolle në banesat e: Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.

Gjate kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë e markës ‘Bereta’, me numër L95899Z, një armë zjarri revolver ‘Trident’, me numër 10883, 28 copë fishekë luftarake me kalibër 9 milimetrash, tre arme gjahu, një pushke sportive pneumatike.

5 janë të arrestuarit nga policia në përfundim të kontrolleve të befasishme këtë mëngjes.

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë: Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka,Ylli Çangu, Skender Leza, Valter Bami.

Pjesa tjetër të ndaluarve, që janë edhe emerat më të njohur, janë lënë të lirë pasi nuk kishte asnjë provë ndaj tyre./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com