Loading...

Publikohet video: Si u rrëmbye me “Benz” në mes të qytetit 24-vjeçari nga Vlora, prej 2 muajsh s’dihet asgjë për fatin e tij

2 të rinj nga Vlora janë deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre, prej më shumë se 2 muajsh, dhe ende sot nuk dihet fati i tyre. Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe janë larguar nga banesat, në muajt qershor dhe korrik, dhe që atëherë nuk janë kthyer më. I pari është larguar nga banesa Albano Xhaferri, ndërsa në 18 korrik edhe Elvis Troqe.

Gazetari Artan Hoxha ka siguruar videon e rrëmbimit të të riut 24-vjeçar Elvis Troqe, që është transmetuar në emisionin “Repolitix”Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 17 korrik. Në pamje duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin. 24-vjeçari vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje.

Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz”. Viktima përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e lokalit pa marrë telefonin celular me vete. Ndërsa gazetari Artan Hoxha bëri të ditur se familja e Troqes kishte një sebep atë natë për darkë. Makina e rrëmbyesve ka qenë e shoqëruar nga tre automjete deri në dalje të Vlorës.

Në qytetin e Vlorës rezultojnë tre persona të zhdukur, Albano Xhaferri 34-vjeç, Marjo Metushaj dhe Elvis Troqe.

Prindërit e te rinjve kane shkuar disa herë në polici, ku kane përsëritur apelin që të intensifikohen kërkimet për djemtë e tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com