Këngëtarja Eleni Foureira vazhdon të jetë në interesin e mediave greke për shkak të origjinës së saj shqiptare.
Në një intervistë të fundit televizive në Greqi, Eleni tregon se si ndihet kur dëgjon komente të ndryshme. 31-vjeçarja ka lindur në Shqipëri dhe kur ishte ende e vogël, prindërit e saj emigruan në Greqi, ku ajo jeton tashmë prej më shumë se 20 vitesh.
“Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke. E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë erdhi kjo grekja. Dhe këtu shumica thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem shqiptaro-greke, tani edhe pak qipriote”, thotë Eleni.
Këngëtarja me origjinë shqiptare përfaqësoi denjësisht Qiprion në Eurovizion, duke zënë vendin e dytë.