Edhe këtë të enjtë opozita do të bojkotojë punimet e Kuvendit. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar, i cili ditën e enjte do të mblidhet në Durrës.
Po ashtu mësohet se grupi i PD ka ngritur 4 grupe pune për platformën politike, përfshirë edhe vettingun në politikë.
Grupet e punës përbëhen nga deputetë që kanë eksperiëncë në fusha të ndryshme, por edhe ekspertë.
1-Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. 2-Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. 3-Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. 4-Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.