Ka përfunduar në prangat e policisë franceze Rediart Cankja, 41-vjeç, pasi në makinën e tij janë gjetu rreth 3 kilogramë heroinë.
Canka është shqiptar por me shtetësi belge dhe është politikan i angazhuar me partinë CD&V, partia më e madhe në Flanders, Belgjikë, ku Rediart Cankja është kandidat për Këshillin e Qytetit të Antwerpit, si dhe rrethin Ekeren.
Më përpara, Cankja është marrë me jetën politike në Kosovë, ku në vitin 2007 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VetëVendosjes në Belgjikë.
Për arrestimin e tij, në mediat belge thuhet:
Cankja, së bashku me Shpresa S., një grua kosovare, u arrestua nga policia franceze në një qytet pranë kufirit të Francës me Zvicrën, pak kilometra nga Gjeneva. Në një zonë të përgatitur posaçërisht në makinë, e cila është në emër të Shpresa S., policia gjeti rreth 3 kilogramë heroinë. Shpresa. S. njihet si person i përfshire në trafikun e drogës. Sipas hetuesve, droga ishte destinuar për tregun zviceran.
Për momentin, është i paqartë roli i Rediart Cankjas dhe hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë rreth kësaj çështjeje.”
ANGAZHIMI POLITIK NË BELGJIKË
Kur ishte adoleshent, ai emigroi nga Shqipëria nëpërmjet Gjermanisë në Belgjikë. Pas një jete në ilegalitet, filloi të punonte si përkthyes shqiptar, ndër të tjera për policinë. Përveç kësaj, ai jep kurse integruese për të ata shqiptarë që sapo kishin emigruar në Belgjikë.
Teksa zgjedhjet lokale afrohen në Belgjikë, Rediart Cankja është në vendin e 46-të të listës së partisë “CD & V” në Antëerp dhe në vendin e dhjetë të listës së “CD & V” në Ekeren. Kris Peeters, kreu i partisë “CD & V “të Antwerp, kohët e fundit lansoi planin e tij “StroomOpwaarts” kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës në qytetin port të Belgjikës. Ndërkohë, pak kohë më pas, një nga kolegët e tij, shqiptari Rediart Cankja arrestohet dhe dyshohet i përfshire në trafik heroine.
Kris Peeters duke komentuar arrestimin e politikanit shqiptar tha: Nëse gjithçka qëndron, është e qartë se ky njeri nuk do të jetë në listë.”