Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, Sheme Lulo i cili bëri xhiron e rrjetit me deklaratën e tij ndaj qytetarëve të Sarandës, Ujësjellësi i Vlorës po ecën në të njëjtat “gjurmë”. Në faqen zyrtare të kësaj të fundit, shkruhet se njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë, ndërsa pa ushqim rreth një muaj.
Kujtojmë që para pak muajsh në emisionin ‘Skaner’ në ‘Saranda ëeb’, drejtori i Ujësjellësit Sheme Lulo, i pyetur nëse mjafton për qytetin furnizimi me 8 orë ujë në ditë, tha se ai i ka lënë edhe tri ditë pa ujë, për të parë kërkesat.
“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”, u shpreh ai.