Një konflikt i ashpër ka ndodhur në Korçë, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Sipas tëdhënave zyrtare nga policia, një 54-vjeçar ka plagosur me mjete të forta ish-dhëndrrin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ku janë konfliktuar shtetasi Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrri i tij shtetasi S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.
Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, Bezat, ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur25-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihen edne motivet e sakta por dyshohet se prishja e lidhjes me vajzën e autorite dhe problemet e lindura pas ndarjes kanë qenë shkaku.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Po kështu policia ka shoqëruar edhe të afërm dhe dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes kur ndodhi sherri mes autorit dhe të riut.