Barbi’ i selisë blu është parë të hyjë shpesh në zyrën e Berishës, ndërsa mësohet se dy figurat e PD i lidh një pasion i përbashkët. Si Berisha, ashtu edhe Duma, duan shumë poezinë, ndaj dhe Grida ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit, pasi ata lexojnë së bashku poezi
Deputetja e re e Kuvendit, Grida Duma, duket se ka normalizuar sërish marrëdhëniet me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kohët e fundit, deputetja sharmante e PD ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit Berisha.
‘Barbi’ i selisë blu është parë të hyjë shpesh në zyrën e Berishës, ndërsa mësohet se dy figurat e PD i lidh një pasion i përbashkët. Si Berisha, ashtu edhe Duma, duan shumë poezinë, ndaj dhe Grida ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit, pasi ata lexojnë së bashku poezi.
Pasioni për poezinë mban lidhur dy emrat e njohur të PD, ndërsa me rënien e gjetheve të para të vjeshtës takimet pritet të shtohen edhe më shumë. Pavarësisht përplasjeve politike, Grida e ka pohuar gjithnjë vlerësimin maksimal për Berishën, duke e quajtur atë dhe mentor politik.
“Unë e quaj mentor politik, nga i cili marr eksperiencë dhe së paku përsa i përket dijes politike që ai ka, duhet të pranojmë plotësisht se është fat të kesh një njeri që mund të këshillojë ndonjëherë aq sa ai ka mundësi apo ka pasur mundësi ta bëjë me mua dhe i jam mirënjohëse për këtë. Unë mendoj se Berisha njihet për një kualitet të madh të tij, ai ka mbrojtur njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij”, thoshte Duma më parë./Pamfleti