Loading...

Habit Princi: Nuk jemi kriminelë, jemi thjesht homoseksualë!

Princi Manvendra Singh Gohil , i pari anëtar homoseksual i deklaruar nga një familje mbretërore është i lumtur që dekriminalizimi në shtetin e tij, Indi ka përfunduar. Por shton se ka ende punë derisa njerëzit ta pranojnë.

Në një intervistë për TMZ, ai tha se homoseksualët në Indi ndihen gjithnjë të mashtruar, të stigmatizuar dhe të diskriminuar vetëm sepse janë vetvetja dhe më në fund kanë lirinë për të dashur publikisht.

Dashuria fiton!

Gohil doli publikisht në vitin 2006 duke e ditur se beteja ishte shumë e madhe sepse lëvizja LGBT sapo kishte filluar me lëvizjet. Por tani, sipas tij këto qëllime janë më të lehta për tu arritur pasi homoseksualët nuk konsiderohen më si kriminelë.

India dënonte seksin e së njëjtës gjini me 10 vite burg, gjë që tani nuk ekziston.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com