Loading...

Tjetër largim nga Top Media/ Ikën drejtori i rëndësishëm pas sherrit me Blushin

Një tjetër drejtor i rëndësishëm i “Top Media”-s, këtë herë drejtori i VGA Studio është larguar nga detyra.

Mësphetr se gjithçka ka ndodhur pas incidentit që Armand Llanaj, drejtuesi i kompanisë njësi brenda Top Medias, e cila ishte përgatitja dhe imazhi digjital zyrtar i Top Channelit, ka pasur me drejtorin e ri të Top Channel, zotin Ben Blushi.

Pra, çdo lloj reklame dhe çdo lloj logoje, e çdo lloj sigle përgatitej dhe kalonte përmes VGA Studio-s.

VGA Studio prej gati 8 vitesh drejtohej nga Armand Llanaj, i cili ishte pasuesi i Genc Shkodrës, për ca kohë dhe një tjetër drejtori të rëndësishëm dhe themeluesit të VGA-së, Driton Sahiti. Një kompani kjo e themeluar në kohën e të ndjerit Dritan Hoxha dhe në vizionin e tij.

Por, çfarë ndodhi?

Pak ditë më parë, mësohet se Armand Llanaj, i cili drejtonte VGA-në, ka pasur një konflikt me drejtorin e ri të Top Channel, zotin Ben Blushi.

Pas disa debateve të ashpra, për të cilat raportohet se kanë qënë deri edhe në sharje dhe fyerje banale, Blushi ka vendosur që ta pushojë nga puna.

Për këtë ka urdhëruar nëndrejtorin e Top Channel, por edhe ai është përplasur keqazi me zotin Llanaj.

Mësohet se pas incidentit, Llanaj është larguar nga detyra dhe e ka braktisur atë për të mos u kthyer më në Top Channel. Mësohet se ndaj tij ka pasur edhe një ofertë nga një prej aksionerëve të Top Medias, Vjollca Hoxha, e cila ka kërkuar që ai të jetë thjeshtë një specialist në VGA, deri në zgjidhjen e incidentit dhe sqarimin e situatës.

Por, mesa duket drejtuesi prej 8 vitesh i VGA ka braktisur përfundimisht agjensinë që ai drejtonte apo kompaninë e imazhit në Top Channel, dhe tashmë është shtuar si emër në listën e të shumë larguarve nga Top Media dhe Top Channel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com