Dy ditë më parë në emisionin “Fiks Fare” u transmetua një kronikë në lidhje me shoqatën artistike “Ferdinand Deda” e cila merrte vajza si sekretare dhe më pas i punësonte si prostituta.
Për ngjarjenn reagoi dje edhe kompozitori dhe këngëtari i njohur Elton Deda, djali i Ferdinand Dedës, emrin e të cilit mban shoqata në fjalë duke shkruar se do bëjë të pamundurën për të hequr fytyrën e të atit nga ajo vulë dhe nga ai aktivitët i ndyrë, siç e ka quajtur ai.
Ndërsa miqtë artisë i kanë shprehur mbështetjen Elton Dedës. Një ndër ta është edhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi.
“Forca Toni. Zhduke këtë paturpësi. Maestros (së vërtetë të kombit) i ka borxh e gjithë Shqipëria e jo vetëm…Sa nostalgji….eeeeeeehhhhhhh…..
Pushoftë në paqe mjeshtri. Përqafime shumë”, ka shkruar Saraçi, i cili prej kohësh jeton në SHBA.