Loading...

Artisi i njohur vlonjat Agim Sulaj fiton çmimin e dytë në bienalen ndërkombëtare të humorit e karikaturës në Espinhal të Portugalisë

Artisi i njohur vlonjat Agim Sulaj fiton çmimin e dytë në bienalen ndërkombëtare të humorit e karikaturës në Espinhal të Portugalisë. Tema e këtij viti ishte “Cikli i jetës”. Mbi 1160 punime nga 78 vende të botës, 450 artistë ilustruan me humor dhe satirë temën e kësaj bienaleje të 6 të humorit.. Pjesëmarrës dhe i vlerësuar në këtë aktivitet ndërkombëtar, që mblodhi artistë nga shtete të ndryshme, artisti Agim Sulaj vlerëson jo pak këtë prezantim në Spanjë. “Vepra ime prezanton një fëmijë, që nis me kuriozitet një varkë imagjinare dhe kthehet i thinjur drejt fundit me nervin e ikjes. Jam bërë si i shtëpisë në këtë bienale, pasi kam fituar gjithmonë çmime të para e të dyta, që nga fillesa e saj 8 vjet më parë. I njoh dhe më njohin të gjithë. Një falenderim i veçante i shkon bashkisë së qytetit si dhe zonjës Paula Guimaraes, sponsor i bienaleve, të cilat përcjellin mbiemrin e familjes së saj Luis d’Oliveira Guimaraes”, tregon artisti Agim Sulaj.. Agim Sulaj trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin,e thashethemet ndersa edhe sot e kësaj dite Sulaj trajton po temat shoqërore në punimet e tij. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë,Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg.Kete vere Agim Sulaj celi ekspoziten e tij personale ne ambientet e bashkise Vlore,ekspozite e cila u vleresua nga ardashesit vlonjate

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com