Loading...

Vetting për politikanët, firmosin deputetët e opozitës, sfidohet mazhoranca përballë platformës së PD dhe LSI

Ata kanë firmosur të parët duke sfiduar kolegët e tyre me të njëjtën gjë. Janë deputetët e opozitës të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe forcavë të tjera opozitare që kanë dalë në një konkluzion të përbashkët për të kërkuar vetting për politikanët. Përmes liderit të opozitës Lulzim Basha, janë shpallur 4 objektivat e platformës që sipas tyre do të çlirojë qeverinë nga krimi.

Fjala e plotë e Kryedemokratit: Vetting per politikanët. Basha shpall 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi. 1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. 2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. 3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. 4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. “Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. “- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!”- u shpreh Basha, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme, për një ekonomi të çliruar nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve, që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë, duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke u ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive. Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjëve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë. Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.
Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë: • dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën • lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin • ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale • pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. •garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve. Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.

Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.
Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin. Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com