Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte i ftuar në Ora News ku ka folur për ngjarjet e fundit kriminale si dhe për veprimet që do ndërmarrë opozita ndaj qeverisë. Ai tha se në çdo qytet ka nga një drejtues i cili është propozuar dhe zgjedhur nga krerët e bandave.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse në mbledhjen e PD me aleatët, dhe nëse do të ketë protesta, ai u shpreh se kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por nga ana tjetër tha se duhet një reagim i fortë ndaj qeverisë.
“Kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por në këtë situatë të rëndë që ekziston, nuk ka ndodhur që banditët të largohen nga pushteti apo të shkatërrohet banda për shkak të argumenteve. Unë mendoj që duhet reagim më i fortë ndaj qeverisë, sepse nuk mundet një bandit të largohet me arsye”, deklaroi Salianji.