Deklarata e kryeministrit cek për emigrantët ka bërë bujë dhe po komentohet mjaft. Andrej Babis e vlerësoi disa muaj më parë planin e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme, ndërsa sot ai shfaqet kundër tij duke thënë se emigrantët myslimanë përbëjnë kërcënim për Evropën.
“Ne mendojmë se të marrësh emigrantë ilegalë është kërcënim për civilizimin evropian. Ne nuk duam të jetojmë në shtëpinë tonë si njerëzit që jetojnë në Afrikë apo në Lindjen e Mesme. Ne duhet të ndalojmë emigrimin nga shtetet myslimane. Nëse francezët, holandezët ose belgët duan të marrin më shumë nga sa kanë, kjo është në dorë të tyre”, tha kryeministri çek.