Loading...

Zyrtarët e përdorur nga Meta e Berisha gati për t’u arratisur, shesin pasuritë dhe blejnë pasaporta të huaja

Zyrtarët e lartë të përdorur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta gjatë kohës së tyre në pushtet, përfshirë dhe gjyqtarë e prokurorë, kanë nisur të shesin pasuritë e patundshme për t’u larguar më pas jashtë vendit si mënyrë për t’i shpëtuar drejtësisë. Por shërbimet e huaja vëzhgojnë të gjitha lëvizjet e tyre kriminale.

Tjetër moment dhe zhvillim i rëndësishëm për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Ushtarët e Ilir Metës dhe Sali Berishës në gjykata dhe prokurori kanë humbur çdo shpresë se mund t’i shpëtojnë lakut të Vetingut. Edhe ata gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që shpëtuan nga komisioni i parë i Vetingut, do të kositen nga komisioni i dytë, pasi njerëzit e SHBA dhe BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimin kanë kërkuar shkarkimin e tyre si persona të korruptuar, të lidhur me krimin dhe si vegla të dyshes mafioze Berisha-Meta. Ky është një mesash i qartë se edhe anëtarët e tjerë të bandës në drejtësi nuk kanë shpëtim.

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ushtarë të dyshes Berisha-Meta, kanë nisur përgatitjet dhe lëvizjet për t’u arratisur nga Shqipëria, duke ndjekur strategjinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, një nga veglat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare pas konfiskimit të pasurisë, produkt i parave të pista. Muajt e fundit, Gjyqtarët dhe prokurorët e dyshes Berisha-Meta kanë dërguar fillimisht familjet në vende të ndryshme të Evropës, pasi në SHBA u ndalohet hyrja si njerëz të korruptuar dhe të lidhur me mafien. Ata po zgjedhin vende ku ekstradimi është i vështirë.

Banda e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas largimit të familjarëve nga Shqipëria, kanë nisur që të pajisen vetë me pasaporta, për të pasur mundësi për t’u larguar dhe për të qëndruar pa afat në një nga vendet e BE, para se të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila bashkë me Prokurorinë e Posaçme pritet t’i çojë para togave të zeza. Ata kanë blerë pasaportat me çdo kusht, duke përdorur paratë e korrupsionit dhe lidhjet e ndryshme. Një pjesë të tyre kanë blerë më shumë se sa dy pasaporta, nëse rast se në vendin e parë ku do strehohen, rrezikojnë që të ekstradohen për t’u përballuar me drejtësinë shqiptare.

Gjithashtu, muajt e fundit, gjyqtarët dhe prokurorët e korrupsionit kanë shitur pasuritë e paluajtshme, në shumë raste edhe me çmim të lirë, në kudër të përgatitjeve për t’u arratisur nga Shqipëria, por edhe për t’i shpëtuar pasuritë nga konfiskimi. Ata po shesin vilat, apartamentet, rezidencat, lokalet, karburantet, pronat, trojet etj., produkt i parave të krimit dhe korrupsionit. Sipas burimeve, paratë e krijuara nga shitja e pasurive të paluajtshme nuk po i qarkullojnë më në sistemin bankar, por po i largojnë jashtë shtetit në valixhe në mënyrë të paligjshme, ashtu siç veproi edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Me dërgimin e familjeve dhe parave të pista jashtë vendit, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po shtyjnë ditët, duke bërë pazaret e fundit me vendimet e tyre, në pritje të radhës për t’u përballur me Vetingun dhe në pritje të hapave të parë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në momentin kur të ndiejnë afrimin e prangave, do të arratisen si Adriatik Llalla. Sipas burimeve, të gjithë lëvizjet e tyre janë monitoruar dhe dokumentuar nga shërbimet vendase dhe të huaja në Tiranë, nga përfaqësuesit e Vetingut dhe organet e tjera ligjzbatuese./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com