Loading...

Kapet 550 kilogramë marjuanë në brigjet italiane, vinte nga Shqipëria

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativen per trafik narkotikesh drejt Italise.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale W.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.

Hetimet po vijojne ne te dy krahet e kufirit per te zbuluar persona te tjere te implikuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com