Loading...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, foshnja e porsalindur gjendet në një ccantë të zezë…

Një foshnjë e braktisur dhe pa shenja jete është gjetur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Azem Galica”, ku i porsalinduri u gjet në një çante të zezë.

“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur”, thuhet në një njoftim të policisë. Po ashtu njoftohet se po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com