Ata që nuk e bën dot shteti, e kanë realizuar me iniciativën e tyre, dy mësues. Donaldi dhe Borsioni, kanë finalizuar nismën për ndërtimin e një shkolle të re, pasi e vjetra ishte krejtësisht e rrënuar.
Dy mësues të rinj në Skrapar nuk u ankuan, por gjetën zgjidhje për fëmijët e fshatit Vendreshe Mal të Skraparit të cilët deri tani kanë mësuar në një gërmadhë të rrënuar që quhej shkollë. Donaldi dhe Borsioni pak kohë më parë nisën të kërkonin fonde për të ndërtuar një shkollë të re, pasi klima e ftohtë e bënte të pamundur që fëmijët të vijonin mësimin në godinën e vjetër.
Ka qenë shtatori i vitit të kaluar kur erdha me Borsionin për të filluar vitin e ri shkollor. Që aty e pamë se kushtet e shkollës ishin shumë të rrënuara. Vendosëm të grumbullojmë fonde, i falenderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme për ta bërë këtë ëndërr realitet. Kam 3 vite e gjysëm që jap mësim në këtë shkollë. Këtë shtator nisim me godinë të re.
Këtë fundjavë, teksa godinës është duke ju dhënë dora e fundit, dhuruesve ju bashkua dhe Myftiu i Tiranës për të ndihmuar në mobilimin e shkollës, por më shumë për të sensibilizuar ata që mund të bëjnë diçka më shumë.
Shkolla e re është e vogël, me një klasë, një korridor e tualeti. E mjaftueshme për pesë fëmijët e fshatit, të cilët do të ulen në 17 shtator në bankat e kësaj shkolle, në Vendreshë Mal, një ndër fshatrat më të thellë të Skraparit.