Loading...

Shokon Artan Hoxha/ Paralajmëron gazetarin, mbathja nga sytë këmbët

Rreth një vit e gjysëm pas ngjarjes së rëndë, ku gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo u dhunua barbarisht në mes të ditës në Tiranë, organet e drejtësisë jo vetëm që nuk kanë zbardhur ngjarjen, por për më tepër sot mësohet se kanë pushuar hetimet.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, sot ka reaguar edhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Hoxha paralajmëron gazetarin Fundo, se “tani duhet qe brenda 10 ditesh te apeloje vendimin ne gjykate ose ndryshe …tia mbathe nga syte kembet nga ky vend pasi autoret (kete radhe edhe me te inatosur se heren e pare) mund te rikthehen serish te mbarojne ate qe nisen mengjesin e 8 marsit 2017.”

Sipas Artan Hoxhës, “autoret qe e kryen krimin para kamerave sapo Elvi Fundo kishte dale nga banesa, u kujdesen qe tia percillnin qarte mesazhin. Ta demtonin sa me shume te ishte e mundur ne fytyre, ne goje ne nofull, duke ia theksuar mesazhin se nese nuk e qepte ai gojen do te kujdeseshin ata ta benin nje gje te tille.”.

Gjithashtu Hoxha shkruan se “ato maska me leva hekuri jane ende ne qarkullim rrugeve te Tiranes, te gatshem per tu shfaqur para baneses tuaj, per te percjelle te njejtin mesazh. Nese heshtim sot, dhe i leme vetem koleget tane pavarsisht bindjeve apo opinioneve qe ndajme me ta, neser do te jete shume vone.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com