Aksident i pazakonte në Gjirokastër. Një makinë, është përplasur me një tjetër, e cila ishte “parkuar” në mes të rrugës nga shoferi i dehur.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit N. V., dhe A. Xh., vjeç 25 dhe 57, banues në Gjirokastër, pasi më datë 29. 08. 2018, në rrugën rurale afër fshatit Valare, Gjirokastër, shtetasi N. V., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka goditur mjetin e ndaluar tip “Mitsubishi”, i drejtuar në gjendje të dehur, nga shtetasi A. Xh., i cili është dëmtuar dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.