Loading...

Bie tërmet në Vlorë por çfarë ndodh me “Shkollën e kuqe” në Dukat !

Nga Lirim Nezha :

SHKOLLA E KUQE
Ne kete prag fillimi te vitit te ri shkollor me vjen e natyrshme qe te postoj kete foto te trishte te nderteses ne rrenim te Shkolles se Kuqe ne Dukat Fshat,shkolles qe na priti ne hapat e pare te dijes jo vetem mua por breza te tere djemsh dhe vajzash qe sot jane prinder,gjysher e gjyshe e madje shume prej tyre nuk jetojne me.

E si per t’i bere karshilek indiferences,kjo ndertese ruan edhe pas me shume se nje shekull ngjyren e kuqe qe i dha emrin…

Ajo,edhe pse e lene jashte vemendjes se shtetit dhe te organizmave qe kane pergjegjesine per ta mbrojtur si vlere muzeale,vazhdon te qendroje dhe t’i rezistoje rrenimit qe do te vije nje dite,gjithsesi,nese nuk do te gjendet dikur diku nje zyrtar i pergjegjshem qe te adresoje per te pak fonde,fare pak sa per t’i vene mbi krye nje cati qe te mos e lere te shembet.

Prej me shume se 100 vjetesh kjo shkolle ka nxjerre mijera nxenes te suksesshem shume prej te cileve kane patur dhe kane detyra te rendesishme dhe peshe ekzekutive qe mund ta kishin bere te mundur,por qe edhe mund ta bejne,resataurimin e saj dhe kthimin ne nje muze te vlefshem si nje atraksion turistik dhe jo vetem.

Para pak minutash u ndie nje termet,nderkohe qe isha duke kerkuar keto foto dhe befas pata frike se nje i tille do ta shembe.E ne mos nje termet,do ta shembe me siguri braktisja dhe koha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com