Loading...

Parku Oriku te futet ne programet e shkollave te Kosoves per tu vizituar ! Flet drejtori Sejmen Gjokoli

Gjatë qëndrimit në Klinë përmes një bashkëbisedimi me Kryetarin e Komunës z. Sokol Bashota, në emër të DRKK Vlorë përcolla idenë se ka ardhur koha që P A i Orikut të shikohet si një destinacin vizitash edhe nga nxënësit e shkollave të Kosovës.

Ndërkohë që deri sot qindra e mijra nxënës vijnë në Vlorë me destinacion vetëm Muzeun e Pavarësisë, futja në programet e shkollave edhe vizita në Parkun e Orikut do të ishte një rast i mirë jo vetëm e thjesht për njohjen nga afër të një aseti Arkeologjik me vlera të mëdha nga historia e antikitetit por edhe si mundësi për tu njohur me resurset turistike e natyrore të bregdetit më të bukur shqiptar, siç është Riviera e anëdetit Vlorë-Orikum.
Kryetari Bashota edhe me ndjesinë e ” Qytetarit të Nderit të Vlorës” i dha përkrahje të menjëherëshme propozimit duke orientuar strukturat përkatëse pranë Komunës.

…Në takimin me Drejtorin e Drejtorisë Arsimore të Klinës z. Hajdin Morina folëm gjatë dhe konkretisht për modalitetet e realizimit të kësaj mundësie.
Drejtori Morina, një prej krijuesve të shquar klinas në fushën e poezisë, tregoi gadishmërinë e plotë që prej Shtatorit të nisë realizimi në praktikë e idesë së propozuar.

Sipas Morinës, fillimit të realizimit të vizitave në Orik do ti paraprijë një aktivitet i posaçëm me drejtorët e shkollave ku, së pari, ata vetë do të jenë nismëtarët e kësaj guide të re.

Dhe të mos harrojmë se vetëm në shkollat e mesme të Komunës së Klinës ka mbi 1800 nxënës ndërkohë që rreth 600 për çdo vit janë maturantë, këta të fundit targeti kryesor i guidave mësimore e turistike.
Më pas në të tjera Komuna e Drejtori arsimore…
Vlora një destinacion shumë plansh për vizitorë të të gjitha kategorive shoqërore; në turizëm, kulturë, histori, trashëgimi…

Sejmen Gjokoli

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com