Eshte gjithe e ne rritje numri i personave dhe vendeve qe kerkojn e te mos ndryshohet ora dy here ne vit.
Zyrtarët në Bruksel janë befasuar nga përmasa e një konsulte online për praktikën e lëvizjes së akrepave 60 minuta përpara gjatë Verës dhe kthimin e tyre mbrapsht në Dimër. Zyrtarët në Bruksel kanë thënë se pjesa më e madhe e të anketuarve kërkojnë mos ndryshimin e lëvizjes së akrepave të orës.
Bashkimi Europian ka rregulluar ndryshimin e orës që prej viteve ‘80, për të shmangur datat e ndryshme të lëvizjes së akrepave. Në Europë, akrepat lëvizin përpara të Dielën e fundit të muajit Mars dhe rikthehen gjatë të Dielës së fundit të Tetorit. Megjithatë, konsulta tregon se disa europianë mendojnë që ky sistem po cënon jetesën e tyre. Shumë përgjigje erdhën nga Gjermania, me 73% që kërkojnë përfundimin e orës ligjore.