Gjykata e Lartë ka dënuar sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares së kronikes, Klodiana Lala. Në reagimin e Gjykatës së Lartë thuhet se ngjarja përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare. Ky institucion kërkon të zbardhet sa më shpejt ngjarja e rëndë.
“Ngjarja e rëndë ndaj Znj. Lala, dhe rreziku që iu kanos sot pjesëtarëve të familjes së saj, përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për sigurinë dhe mirëqenien e kujtdo invididi, në ushtrimin e çfarëdo funksioni në shërbim të së vërtetës.
Gjykata e Lartë, duke vlerësuar raportin korrekt me gazetaren Lala dhe profesionalizmin e saj, i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve të këtij akti të shëmtuar”- thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.