Loading...

Histori e egër erotike +16 /Rrëfehet gruaja nga Tirana: Pasi me hoqi . . .

Jam një grua 27-vjeçare, e martuar në Tiranë. Kam një familje të shëndetshme dhe martesë shumë të mirë me burrin tim, i cili është 3 vite më i moshuar se sa unë. Me të kam 2 vajza, një gjashtë vjeçe dhe një 3. Me burrin njihem prej 10 vitesh ndërsa prej 7 vitesh jam e martuar. Me të kaloj shumë mirë, e duam njëri – tjetrin dhe gjithashtu në aspektin seksual kalojmë shumë mirë, ai është një qejfli i vërtetë.

Asnjëherë nuk më refuzon apo që të jetë i ngopur nga unë. Kohët e fundit kam pasur shumë nevojë që t’i qëndrojmë afër njëri – tjetrit dhe t’i kushtojmë edhe më shumë kohë. Sa më shumë të kesh, aq më shumë kërkon. Nga momentin që unë jam njohur me burrin tim, në tetor të vitit 2002 dhe deri në verën e vitit këtij viti ai ishte i vetmi që kam fjetur dhe i vetmi në këtë botë që më ka prekur, dhe po ashtu ka qenë mashkulli i vetëm që unë kam prekur.

Më parë unë kam punuar në një Organizatë Joqeveritare, e cila përfundoi misionin e saj dhe fondet u prenë, gjë që solli dhe mbylljen e këtij aktiviteti. Periudha që unë mbeta pa punë ishte 2 vite dhe ato rezerva financiare që kisha kursyer më mbaruan.

Pas një bisede që unë bëra me burrin tim, vendosëm që unë të punësohem në firmën e shokut të tij, i cili quhet L.S. Bëhet fjalë për një biznesmen që ka një ndërmarrje të madhe dhe që më së shumti merret me tendera.Me L.S kemi pasur dhe hyrje e dalje, sëbashku me burrin tim shkoja tek shtëpia e tij ku ai ndodhej me gruan. Edhe më herët ai më kishte ofruar mundësi punësimi por për shkak se punoja në Organizatë Jo-Fitimprurëse, po nuk e kam pranuar si punë.

L.S ishte një djalë tërheqës, zeshkan, i gjatë dhe shumë i zgjuar. Në një moshë të re, moshatar me mua, ai kishte arritur që të zotëronte një firmë të madhe dhe me shumë kapital. Fillova punë tek firma e tij dhe çdo gjë në fillim u duk mirë dhe në rregull.Me L.S kisha marrëdhënie shumë korrekte deri kur gjërat nisën të komplikoheshin. Detyra ime ishte juriste dhe zyrën e kisha ngjitur pronarit.

Me kalimin e kohës, pasi u bë më shumë se një muaj që fillova punën aty, ai nisi të bënte një sjellje komplet tjetër nga ajo që ishte në fillim. Nuk sillej ashpër me mua apo arrogant si pronar, por e shikoja që më hidhte sy në një tjetër mënyrë që më bënte të ndihesha në siklet. Më tej nisi të më komplimentonte me fjalë si “qenke shumë e bukur sot, qenke veshur bukur sot bukuroshe, apo sa bukur që ta tregon trupin ky fustani që ke veshur etj,..

Pas këtyre komenteve unë e mora me sportivitet, duke mos e cilësuar si situatë serioze dhe duke mos dashur t’i jap rëndësi fjalësve. Ai kishte për natyrë që të bënte humor.U mësova me etiketimet e tij dhe s’më bënin më përshtypje.

Por, kur kishte raste që për ditë të tëra nuk thoshte më asnjë fjalë nisi dhe të më bënte përshtypje. Një ditë, pasi mbyllëm një kontratë shumë të mirë me një firmë tjetër ai më tha që të porosis diçka për të pirë dhe të shkonim në zyrë për ta festuar këtë moment.

Pasi mora gjërat të cilat porositëm u ula përballë tij dhe e bëmë “gëzuar”. Pas kësaj ai më falënderoi për punën që unë po bëja ai nisi të më thoshte të tjera fjalë përgëzuese si “lum burri që të ka”. Por, ndërsa fliste ai kishte ngulitur sytë tek kompjuteri i tij dhe diçka kishte fiksuar. Unë u bëra kurioze dhe po zgjasja kokën që të shikoja.Më pa që isha kurioze për të parë, – ia arriti qëllimit që kishte vënë -, më tha se mund ta shikonte se kishte besim tek mua. Aty ai kishte një video të regjistruar ku ishte L.S duke bërë seks me një tjetër femër, jo gruan e tij. Mbeta e hutuar dhe u skuqa në atë moment.

S’e prisja. Ai më tha që s’ka pse habitet dhe për të më nxjerrë turpin më pyeti nëse bënte të tilla gjëra apo i kisha qejf? Nëse bëja kështu pozicionesh dhe aventurash me burrin tim…?! Por unë nuk iu përgjigja dhe ula kokën, u ndjeva në siklet. Ashtu siç ishte ai filloi të më prekte me këmbë dhe më pas me një dorë më shtrëngoi tek beli duke me rrëmbyer trupin që ishte i lirë në atë moment dhe më uli pranë tij. Unë tentova të largohesha, por me të thënë të drejtën në atë moment isha e eksituar. Dora e tij nisi të prekë të brendshmet e mia.

Ai mu afrua dhe nisi të më puthë. Nuk rezistova më dhe çasti më rrëmbeu. Bëmë seks në tavolinën e punës së tij. Në ato momente nuk mendova shumë për pasojat, por pasioni më bëri që të harroj gjithçka. Pasi qëndruam rreth 1 orë në zyrën e tij u larguam pa bërë shumë komente rreth asaj që kishte ndodhur.

Pasi dola nga zyra e tij u ndjeva shumë keq, por asgjë nuk kthehej prapa, ajo që s’duhet të ndodhte, ndodhi. Ishte hera ime e parë që dikush tjetër përveç burrit tim më prekte, e prekja dhe bënte seks me mua.

Atë ditë ika në shtëpi sikur të mos kishte ndodhur gjë.U ktheva në shtëpinë time dhe aty iu riktheva jetës sime, në krah të burrit dhe fëmijët e mi që i dua aq shumë. E dua burrin tim dhe s’dua t’i bëj më keq. Ajo që ndodhi ishte thjesht një rrëmbim dhe nuk është përsëritur më. Të nesërmen shkova në zyrë dhe me pronarin nuk pata më kontakte, komunikonim me e-maile për gjërat që na duheshin dhe gjithmonë takoheshim me persona të tjerë në zyrë dhe asnjë herë vetëm. Nuk folëm për atë çështje. Gjeta një punë tjetër pas dy muajsh të kësaj historie dhe nuk e pashë më L.S. Kjo është historia që dua të ndaja me ju dhe ta komentoni si të dëshironi, por unë e di që kam gabuar dhe s’e kthej dot më pas atë që ndodhi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com