Në qytetin e Vlorës ka nisur puna në segmentin nga kryqëzimi i “Cipajve” deri tek shkolla industriale, pjesë e projektit për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali”.
Segmenti ku do të punohet është rreth 300 metra, ndërsa gjatë punimeve kryqëzimi i “Cipajve” do të qëndrojë i hapur për të penguar sa më pak qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Ndërkohë që bashkia e Vlorës bën të ditur se “do të ketë bllokim të segmentit nga Aleksandria -Shkolla Industriale për shkak të punimeve ë segmentin e dytë të bulevardit “Ismail Qemali”.
Projekti për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë filloi në pranverë të këtij viti.
Ai financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.
Bulevardi “Ismail Qemali” shtrihet nga Vlora në Skelë. Ai do të ketë një pamje moderne, ku do të dominojë gjelbërimi dhe mjediset shlodhëse dhe argëtuese./atsh