S’kishte si të ishte ndryshe, vetëm ajo di të japë përgjigje të tilla. Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo adhurohet nga të gjithë edhe origjinalitetin, thjeshtësinë dhe energjinë që transmeton.
Por Aurela e pjesë të karakterit edhe sensin e humorit, që e bën edhe më popullore me fansat e saj. Këngëtarja e cila është nënë e dy vajzave është edhe mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Po ashtu asaj nuk i shteron asnjëherë dhe energjia si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Gjë kjo që i ka bërë përshtypje edhe një komentuesi i cili e ka pyetur në Instagram se ku e blen mallin.
Përgjigjja e këngëtares është epike, siç di vetëm Aurela ta kthejë, duke i thënë se do pyes njëherë prindërit. “Ta pyes pak Bulen e Agimin. Ata nuk di si më gatuan kështu, por ama më kanë gatuar komplet figurë”- ia kthen këngëtarja komentuesit.